Ali Ahmeti

Kosova & Rajoni

"Liria ka emër"/ Ali Ahmeti publikon videon emocionuese të ish-luftëtarit që u bashkua 17-vjeç me UÇK

15 Nëntor 2020, 15:41| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 15:53

  • Share

"Liria ka emër". Kjo është iniciative më e fundit në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Nismës i është bashkuar edhe kryetari i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka postuar videon e njërit nga luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Morina i cili ishte 17 vjeç kur iu bashkua UÇK-së.

 “Mes lotësh, tregon momentet e rënda të humbjes së shokëve dhe forcën e madhe që djemtë dhe vajzat e Kosovës kishin për të vazhduar tutje. Ai pa me sytë e tij fëmijë, gra dhe pleq të masakruar e të djegur. Ndërsa sot, neve na akuzojnë për krime”. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë rrëfim për të vërtetën e Kosovës”, ka shkruar ai, në krah të videos së mëposhtme.

Videon emocionuese e gjeni KETU

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?