Edi Rama dhe posteri i tubimit

Politikë
Kosova & Rajoni

‘Liria ka emër’, Rama fton shqiptarët nga e gjithë bota në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK-së

13 Tetor, 20:35| Përditesimi: 13 Tetor, 21:14

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në një tubim të caktuar në Tiranë më 17 tetor, në orën 17:00, për të kërkuar drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Gjykatën e Hagës.

Në postimin e tij, Rama shkruan se këtij tubimi duhet t’i bashkohen të gjithë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare.

“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje

LIRIA KA EMËR

Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”,- shkruan Rama.

Protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?