Kryeministri Edi Rama në takim me Fatmir Limajn

'Liria ka emër', Rama takon ish udhëheqësin e UÇK-së, Fatmir Limajn (FOTOLAJM)

17 Tetor 2022, 17:44| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 18:16

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të hënë në një takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj.

Ka qenë vetë Rama i cili ka publikuar një foto, ku shfaqet në zyrë me Limajn, ish-udhëheqësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pirë kafe.

“Liria ka emër”, shkruan Rama në foton që ka shpërndarë në Facebook.

Ky takim vjen pak ditë pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në KiE, ku ngriti lart zërin për Kosovën. Ai e quajti ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë duke thënë se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • https://www.change.org/Stop2ProtectCriminals: 18/10/2022 08:40

    Limaj duhet të jap përgjegjësi për vjedhje pas luftes dhe vrasje të shqiptarëve gjatë luftës.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 18/10/2022 05:22

    Te ishte Adem Jashari gjalle Kosova zor se do kishte korrupsion nga keta ish komandantet e UCK. RESPEKTE dhe PERULJE per herojt e UCK????????

    Përgjigju
  • Ervis: 18/10/2022 03:56

    Jo me kot kryeteveqeli Rame po rekruton gjithe zinxhirin e korruptuar ngavte luftes ne Kosove. Sot, e paska pas radhem Limaj. Qe kir u arrestua per korrupsion, leshoi banden e armatosur e cila mori zgupthi edhe ambasadorin amerikan ne ceremonine vijimit te rruges Durres- Kukes-Prishtine.

    Përgjigju
  • Jola: 18/10/2022 00:18

    Aman se nuk i behet vone njeriu se ke takon rama nga uckja,foto pa pik interesi publik

    Përgjigju
  • Ragipi: 17/10/2022 21:52

    Vertet liria ka emer por edhe hajnat kan emra bile emra te mdhenj si grupi i bandave te Limajt dhe tani edhe bandat e Rames bashkohuni se ja keni kajt nanen ketij populli si andej si kendej he toka ju lshofte kurre nuk u ngijte ne fyt ka mu ju mbete.

    Përgjigju
  • Arbërori: 17/10/2022 20:53

    Ka shkuar tek Edvin shkjau shqipfolës për t’i derguar të fala Vucicit fashist se ”jemi së bashku” …tradhtar të pist

    Përgjigju
  • Grüezi: 17/10/2022 18:33

    Liria ka emrin 80 milion euro!hajn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?