Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, dhe spekulimeve që janë hedhur në lidhje me mungesën e tij në ceremoninë e saj mortore.
Pacolli shkruan në ‘Facebook’, se nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë mortore, për shkak se ndodhet në një vizitë në Lindjen e Largët, ndërkohë që njerëz të afërt të tij qëndrojnë pranë familjes së Liridonës.
Ndërkohë është thënë se ishte Pacolli i cili i njohu Naimin dhe Liridonën, duke qenë se Naim Murseli ishte këshilltar i tij.
Reagimi i Behgjet Pacollit:
Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike.
Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.
Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e largët. Familjaret e bashkëpunëtoret e mi vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).
Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.
U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen
Lajmi kryesor:
Bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për vrasjen, qytetarët protestë në Prishtinë për Liridona Murselin: Nuk ka paqe pa sigurinë e grave
S.S/ReportTv.al