Zhvillimet e fundit kanë ende kryefjalë teneisonet në veri të Kosovës, edhe pas lirimit të tri policëve të rrëmbyer nga Serbia, ende ka një retorikë të ngrirë mes dy palëve.
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rustemaj foli sot në Studio Live në Report Tv, ku tha se do duhet t’i kërkohet llogari Serbisë për aktin që kanë kryer me rrëmbimin e tri policëve.
“Kosova ka qenë e gatshme për të qenë pjesë në tryezën e dialogut. Duket se Serbia ashtu sicc i iku marrëveshjes të njëjtën gjë po bën me dialogut, pra po arratiset. Serbia nuk do normalizim të raporteve, vazhdon të përdorë struktura kriminale për të destabilizuar rajonin. Ne dje kishim një sulm tjetër me granatë dore, ku kishte dëme por fatmirësisht pa viktima. Serbia të ndalë provokimet, sulmet dhe veprimet e grupeve kriminale që dirigjohen nga Beogradi zyrtar.- tha ai.
Ai shtoi se pavarësisht se është lajm i mirë lirimi i tyre, në rrafshin politik dhe diplomatik do duhet t’i kërkohet llogari Serbisë.
“Dënimi i veprimit të Serbisë është me rëndësi sepse rrëmbeu 3 efektivët tanë. Mirë që policët janë kthyer, por në rrafshin politik ne duhet t’i kërkojmë Serbisë llogari që hyri në territorin e Kosovës.”- tha ai.
Ndërsa ish ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka bërë përgjegjës edhe kryeministrin Rama për marrëdhënien e tij me Vuçiç. Sipas tij Rama nuk po përdor diplomaci.
“Nuk bëhet kështu diplomacia dhe mbështetja e Kosovës. Të jeni të bindur që është e rrezikshme. Rama romancë me Vuçiç si Romeo me Zhuljetën”- thotë Shehu.
Z.Shehu preshi 1997-tes i paska prekur trurin.Ai dhe sera e tij nuk duan bashkejetese por lufte.
PërgjigjuTritan,ke harruar /Montaget/ e /Kapuletet/ qe kane nga pas Rama e Vucic.Eshte romance e destinuar te deshtoje.
Përgjigju