Luiz Inacio Lula da Silva dhe Dani Alves

Lirimi i Dani Alves çështje ndërkombëtare, presidenti i Brazilit: Ai është një kriminel, paratë s'duhet të blejnë lirinë

21 Mars, 16:00| Përditesimi: 21 Mars, 16:03

  • Share

Lirimi i Dani Alves nga burgu i Barcelonës, kjo pasi Neymar i dha hua 1 milionë euro si garanci është bërë çështje ndërkombëtare. Ish-kapiteni i Brazilit u dënua me 4 vite e gjysmë burg, pasi në fundin e dhjetorit 2022 u vërtetua se përdhunoi një 23-vjeçare në një klub nate.

Për këtë çështje ka reaguar edhe presidenti i shtetit të Brazilit. Luiz Inacio Lula da Silva ka thënë se asnjë shumë nuk mund të blejë lirinë për një akt të tillë kriminal.

“Paratë që ka Alves, apo paratë që mund t’i japë dikush nuk e blejnë dot apo ta bëjnë të harrohet ofendimin që ai i ka shkaktuar një gruaje duke shkaktuar aktin e rëndë të përdhunimit. Këtu kemi të bëjmë me një vepër të pastër kriminale”, u shpreh Lula.

Një muaj pas vendimit të formës së prerë, mediet në Spanjë njoftuan dje se Dani Alves ka rënë dakord me drejtësinë për të paguar një garanci prej 1 milionë eurosh dhe kështu do lërë qelinë e burgut.

Tanimë pyetja që ngrihet është se a mund të blihet liria në këtë formë?

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, pasuria e Daniel Alves është 55 milionë euro dhe Neymar i ka dhënë një hua që as do ndikojë në pasurinë e ish-mbrojtësit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?