Kronikë

Lirimi i Salianjit, Meçe në ‘Repolitix’: I përdorur nga Berisha, jo i burgosur politik! Kthupi: S’u prit nga asnjë! Balliu: Duhet të rrëzojë Saliun nga partia

8 Korrik, 22:26| Përditesimi: 8 Korrik, 23:04

  • Share

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si fabrikues i dosjes ‘Babalja’, është liruar sot nga burgu, pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht.

Lidhur me këtë analisti Arben Meçe, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’ tha se Salianji është përdorur nga Sali Berisha dhe nuk është i burgosur politik. Ai theksoi se Salianji nuk mund të marr lidershipin e Partisë Demokratike, ndërsa e vetmja gjë që mund të bëjë është që të mbështes Berishën.

‘Në PD e dinë se ai s’është i burgosur politikë, por i përdorur nga Berisha. Anëtarët e PD se shohin si të burgosur dhe kuotat e tij brenda PD s’janë kuotat e një të burgosuri politikë. Ai është i përdorur. Mënyra si funksionon PD nuk lë hapësirë për të bërë lëvizje, e vetmja gjë që mund të bëjë është që të mbështes Berishën dhe të jetë brenda PD. Po unë them se nuk do të ketë lëvizje në PD’, tha ai.

Edhe avokatja Alesia Balliu tha se Salianji është ‘kurban’ i Berishës. Sipas saj, Salianji duhet që të rrëzojë Berishën nga PD fillimisht dhe më pas të përballet me kryeministrin Edi Rama. 

‘Unë e kam nisur me Salianjin dhe kam ndarë shumë beteja me të. Por pyetja është a do të jetë përballë Berishës, këtë se di. Për mua emergjente është largimi i Berishës, ai ka marr peng opozitën, çdokush përveç tij mund të jetë një opsion i mirë për të dhënë kontributin e tij për opozitën. Që të ketë zgjidhje në PD duhet që të lirohet nga pengmarrja ku është.

Nëse Salianji e quan veten të burgosur politikë atëherë ai mund të mbështetet, nëse ai do të jetë rresht me farsën krah Berishës jo. PD-në po e përdor Berisha për të mbrojtur familjen e tij, qoftë nga SPAK dhe nga shumë të tjera. Për mua Salianji pati një dënim politikë sepse në atë denoncim ka qenë edhe Gazment Bardhi. Nëse do të ishte proces i rregullt duhet që të përfshihen të gjithë. Për mua Salianji u përdor nga Berisha. Salianji duhet të rrëzojë Berishën në PD që të përballet më pas me Ramën’, tha ajo.

Rezart Kthupi, nga partia 'Djathtas 1912' tha se nëse Salianji do ta cilësonte veten si të burgosur politik, atëherë duhet që të përfundonte dënimin deri në fund.

Ai tha se Salianji pasi doli nga ambientet e burgut të Fierit nuk u prit nga asnjë demokratë. 

‘Ai nëse do të ishte hero politikë e bënte deri në fund burgun, kështu do ta kisha bërë unë. Heroi politikë e vuan deri në fund burgun, nëse do të lartësojë figurën e tij nuk përdor teknikalitete ligjore për të ulur dënimin. Ai duhet që të pranojë se PD ka vetëm një të burgosur politikë që është Berisha, sepse nuk ka dy të burgosur politikë në një parti, pasi do të niste një luftë mes të dyve. Jo më kot vizita e tij e parë ishte në PD, por atë nuk e priti asnjë person nga PD’, tha ai.

Ora 22:55
Lirimi i Ervin Salianjit, Flogert Muça: Mund të bashkojë demokratët, do jetë përballë Berishës, jo në krah të tij

 

Gazetari Flogert Muça, tha në emisionin 'Repolitix' në Report Tv se Ervin Salianji është i vetmi nga Partia Demokratike që mund të bashkojë demokratët.

Muça deklaroi se Salianji nuk do të jetë në krah të Sali Berishës, por përballë tij.

‘Në këto kushte kemi një PD të shpartalluar në zgjedhje. I vetmi fitues në PD që nuk iu lejua që të ishte në fushatë, ishte Salianji dhe nuk ishte pjesë e humbjes. Atij s’ka për ca i duhen deputet i duhen njerëz me vota. Ai mund ti thotë demokratëve bëra burg politikë, por se bëra për vete por e bëra për PD. Në këtë kuptim ai mund ta ndërtojë narrativën si heroi që sakrifikoi për demokratët.

Ai di të bëjë punë të mirë në terren dhe sot pritja iu bë nga Ina Zhupa me të cilën janë miq, pra miq jo shoqe partie. Ai kishte vetëm një mesazh kur foli sa doli nga burgu dhe tha isha i dënuar politikë. Por ai është i vetmi sot që mund të ndërtojë një narrativë dhe ti bashkojë demokratët, por unë them se ai do të jetë përballë Berishës jo në rresht’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?