Kronikë
Top 24

Lirimi i 'Gjeneralit'/ Gjonaj pezullon drejtorin e burgut, kërkon hetim të gjyqtarit

20 Shkurt 2019, 13:14| Përditesimi: 20 Shkurt 2019, 15:12

  • Share

Skandal të drejtësisë shqiptare e ka quajtur minsitrja e Drejtësisë e Etilda Gjonaj lirimin me kusht që Gjykata e Korçës i ka dhënë Gerd Gjinararit, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Naim Zyberit në 1997. Gjonaj i kërkon KLGJ të nisë  procedimin për gjyqtarin Markelian Kuqo që e liroi, si dhe ka pezulluar nga detyra drejtuesit e burgut të Drenovës që i përgatitën atij dosjen e lirimit.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj doli në një konferencë për mediat, kur tha se lirimi me kusht i Gjinararit, njohur si "Gjenerali" është në shkelje me ligjin.

Ministria e Drejtësisë ka bërë një hetim paraprak ku është konstatuar se është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kërkesat e kodit penal për dhënien liri me kusht për një të dënuar me burgim të përjetshëm. Ministrja tha se i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe inspektoratit për të kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për gjyqtarin, duke shprehur sigurinë se përgjigjja nga këto institucione do të jetë e shpejtë.

Ndërkohë, drejtori i Burgut është proceduar dhe janë referuar materialet pranë Prokurorisë Korcë, për veprën penale shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti, dhe deri në zbardhjen e ngjarjes janë të pezulluar nga detyra.

Gert Gjinarari, 45 vjeç, përfitoi lirim me kusht, në të njëjtën procedurë abuzive që shpëtoi nga dënimi përjetë edhe Dritan Dajtin, autor i vrasjës së 4 policëve. Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite burg. Një procedurë kjo e ndryshuar vitet e fundit, ku tashmë ndalohet gjykimi i shkurtuar për vepra të rënda penale, veçanërisht për vendime me burgim të përjetshëm.

Gert Gjinarari dhe Naim Zyberi

Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti, në ditën e "Shën Valentinit". Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit. 

Në vendim shkruhet se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për tu riintegruar në shoqëri, duke argumentuar se një nga arsyet e dhënies së lirisë me kusht është edhe sjella e mirë që i dënuari ka pasur në burg, "shembullore", - theksohet në vendim.

"I dënuari paraqitet me normalizim të plotë të marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimave nga vepra penale", thuhet në vendim.

Vendimi i Gjykatës së Korçës për Gert Gjinararin

 

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Saje qorri: 20/02/2019 16:09

    Shume shpejt do lirohet dhe nje tjeter i denuar me burg perjete.Elidon Kotorri Ne mos eshte liruar dhe akoma sdime gje ne.

    Përgjigju
    • genti: 20/02/2019 23:05

      elidonnkotorri nuk eshte liru ka bere kerkese qe pjesen e mbetur te denimit ta vuaj ne burg te sigurise se ulet boll hapet lajme koti

    • Joe: 20/02/2019 19:59

      Elidon Kotorri eshte liru para dy vjetesh

  • Nasi: 20/02/2019 14:45

    Nje kriminel vrau qe kishte tmerruar Tiranen dhe i beri 22 vjet burg,ku eshte e keqja qe doli nga burgu pas 22 vjetesh

    Përgjigju
  • Tahipi: 20/02/2019 13:57

    Shtet dhe qeveri vari lesht mbasi lirohen marrin masa gjasme .

    Përgjigju
    • genti: 20/02/2019 17:13

      nasi dhe tahip shyqyr dy njerez qe e dine historine qe naim zyberi ka qene krye kriminelini shqiperise dhe benin shurren te gjithe dhe ben grori gjyna qe u denua po keta qe flasim se kan njoft prandaj

    • Lenti: 20/02/2019 16:23

      Mir ja ka bo atij palaços. Gjenerali familje shum e mir. Të paktën shteti ta bëj për rrespekt të Z. Stefan, kamjoni i Shqipëris

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?