Politikë

Lirimi i hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje/ Kikia për Report TV: Nuk duhet vepruar me aksione! S’kemi nevojë për ligj të ri për territorin, duhet zbatim

10 Korrik, 14:16| Përditesimi: 10 Korrik, 14:43

  • Share

Analisti Mentor Kikia, në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, komentoi aksionin e ndërmarrë kundër zaptimit të hapësirave publike dhe ndërtimeve pa leje. Analisti thotë se shteti nuk duhet të veprojë me aksione por gjatë gjithë kohës kundër abuzimeve.

Sipas tij, nuk duhet që të ishin lejuar zaptimi i hapësirave publike apo edhe i ndërtimeve pa leje, për të mos arritur deri në këtë pikë. Kikia thotë se një aksion i tillë ka kosto financiare por edhe mjedisore.

“ Një nga problemet që identifikohen rëndom në Shqipëri është veprimi i institucioneve në mënyrë të përkohshme, me fushata, me aksione, kundër ndërtimeve pa leje, për të liruar trotuaret, kundër informalitetit. Jemi mësuar ta shohim që shteti të funksionojë në mënyrë të tillë. Kemi shtet funksional, të bazuar mbi ligj, institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë të rregullt 24/24 ndaj çdo shkelje. Nëse mbetemi në veprim, përmes aksioneve, atëherë marim kosto. Nëse shikojmë largimin e tendave apo lirimin e trotuareve, ato kanë prej kohësh aty dhe institucionet duhet të kishin vepruar me kohë. Sot, përballemi me kosto financiare për ato që i kanë vënë dhe për shtetin që angazhon energji, makineri etj. Edhe në rastin e ndërtimeve sepse në qytete bëhet fjalë thjesht për tenda, dhe pushtime të trotuareve me karrige, por në veri, në zonën e mbrojtur të Thethit janë duke u zhvilluar operacione për shkatërrimin e ndërtimeve. Pyetja që ngrihet pse duhet të veprojë shteti pasi ka përfunduar ndërtimi. Normale është që një shtet duhet të funksionojë në mënyrë të vazhdueshme, duhet të ndërhynte menjëherë që në fillesë. Kjo do të shmangte koston financiare për atë që e ndërtoi.”, tha Kikia.

Duke u ndalur te deklarata e kryeministrit Rama se po përgatisin një ligj për zhvillimin e territorit, Kikia tha se problemi nuk qëndron te mungesa e ligjit. Sipas tij, nuk ka nevojë për një ligj të ri për menaxhimin e territorit, por institucionet duhej të jenë vigjilente për të mos lejuar abuzime të tilla.

“Nuk besoj se ato gjëra që nuk janë bërë deri tani janë pasojë e mungesës së ligjit. Nuk ka nevojë për ligj të ri për territorin por dyzinë strukturash të pushtetit vendor, ka struktura që merren me menaxhimin e territorit, përfshirë edhe policinë e rendit, që nëse dikush bën ndërtim bllokohet. Ka inspektoriate që kërkohet leje ndërtimi. Ne pamë ishte një ndërtesë tre katëshe me kolona betoni. Si mund të lejohet të ndërtohet deri në atë pikë dhe më pas ta shkatërrosh. Padyshim që është ndërtim pa leje dhe duhet prishur, por nuk duhet lejuar në radhë të parë. Pyetja është se pse u prish? Çfarë impakti do të ketë, ku do që ndërtohen dhe prishen ndërtesa pa leje, ka jkosto mjedisore. Janë rrënoja betoni që do të hidhen diku tjetër, e gjithë zona është e mbrojtur. Çfarëdo që të ndodhë pasi prishen prodhohen kosto dhe pasoja. Dhe duhej që struktuat ligjzbatuese të kishin ndërhyrë në kohë për të parandaluar në kohë atë që ka ndodhur. Më pas ligjet dhe idetë për të miratuar ligje në disa fusha mbetet për t’u parë. Shteti i ka ligjet dhe ajo për të cilën kemi vuajtur ka qenë zbatimi i ligjeve.”, shtoi Kikia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?