Një aksion të drejtë, por shumë të vonuar e quan eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali aksionin për lirimin e hapësirave publike pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në Report Tv, eksperti Haxhimali thotë se ndërhyrja është e gabuar në pikun e verës, duke thënë se kryeministri e Bashkitë këtu kanë qenë edhe më herët.
“Shumë i vonuar, por shumë i drejtë. Them i vonuar pasi çështjet e shërbimeve publike komunale janë punë që bëhen çdo ditë të vitit dhe kanë kohën e vet kur kanë atë pikun që duhet të ndërhyhet. Ndërhyrja në pikun e verës është e drejtë, por koha nuk më rezulton. Kryeministri dhe bashkitë këtu kanë qenë, para dhe pas zgjedhjeve. Nuk kishte pse të bëheshin këto punë me aksion. Bashkitë e dinë mirë rolin e hapësirave publike. Kryetarët e bashkive aty kanë qenë, zyrtarët aty kanë qenë, këshilli bashkiak ty ka qenë. Shikoj një mungesë funksionaliteti, por le ta marrim si kambanë alarmi dhe të jetë ky mesazh që të përcillet në 61 bashkitë, sidomos tek ato më urbane”, theksoi Haxhimali.
Haxhimali thotë se hapësirat publike janë zemra e jetës së komuniteteve, ndërsa thekson se trotuaret e hapësirat publike janë zaptuar. Ai shprehet për Report Tv se menaxhimi i hapësirave publike është përgjegjësi e pushtetit vendor.
“Hapësirat publike i konsideroj jo vetëm sheshe dhe parqe, por zemra e jetës së komuniteteve. Përcaktojnë cilësinë e jetës, mjedisin urban, sigurinë publike dhe ekonominë vendore. Çështja e hapësirave publike është përgjegjësi e pushtetit vendor, jo e qeverisë. Ta marrin përsipër e të japin llogari para qytetarëve e institucioneve. Nuk mund të kalosh në trotuar, e zaptuar me arka, kosha, fruta, nuk mund të futesh në parqe e pallateve, se pronarët që ndërtojnë pallatet iu duket sikur është pronë e tyre, por është hapësirë e përbashkët”, vijon ai.
Në asnjë shtet europian, Haxhimali thotë se hapësirat publike nuk janë prona të disa individëve.
“Më thoni një qytet të europian ku vazhdojnë t’i kenë hapësirat publike pronë të disa individëve. Edhe nëse ato paguajnë taksë, është e padrejtë. S’mund të kalosh në trotuar, do marrësh një kthesë të, të vesh këmbën në rrugë dhe pastaj të kalosh në trotuar sërish. Përgjegjësi e Bashkisë dhe duhet ta marrin përsipër me të gjitha kostot”, thekson ai.
Në fund, Haxhimali shprehet se Bashkitë duhet të jenë aktive dhe nuk duhet të presin reagimin e kryeministrit.
Komente

MORE GONI TRIM ME FLETË A E KUPTON QË JE NJË GJOBË VËNËS I SPECIALIZUR NË SEK. E TË DREJTAVE TË ORGAN.TË PUSHTETEVE DHE GJYNAH QË EDI NUK TË .MBAN NË PARADHOMËN E MINISTRIS SË PUSHT.LOK.GNI MOS MORE I URUAR FOLË GJITHNJË PASI FLET QEVERIA SE PO JU SHKELËN TË DREJTAT INDIVIDIT KA GJYKATË.FOLË MORE I SHUAR NJËHERË PËR MIRË QË KUR TË LARGOHESH NGA KJO BOTË JARANE TË MOS THONË DHE NJ H....MË PAKË.
PërgjigjuNuk ke ku kalon nëpër trotuare sepse gjysma është për biçikleta gjysmën tjetër e kanë zaptuar prandaj është një veprim që duhet zbatuar....një gjë është e vërtetë që këta zaptuar diku kanë paguar që i kanë lejuar sepse taksidarët e IKMT dhe bashkisë gjith ditën rrugëve i ke.
Përgjigjuo bashk fshatari im….. sulltani ka ndez motorret per zgjedhjet vendore nuk eshte vonu hic e di ai kur ta filloje
Përgjigju