Kronikë

Tiranë/ Aksion për lirimin e hapësirave tek stadiumi ‘Air Albania’! Bizneseve iu kërkua paraprakisht të çmontonin çadrat

16 Korrik, 20:15| Përditesimi: 16 Korrik, 23:14

  • Share

Vazhdon aksioni i lirimit të hapësirave publike. Pasditen e së mërkurës forca të shumta të policisë bashkiake, Policisë së Shtetit dhe IKMT-së “zbarkuan” pranë Stadiumit “Air Albania” në Tiranë. Autoritetet rrethuan me shirita hapësirat ku ishin të vendosura karrige dhe tavolina të lokaleve e restoranteve që ndodhen në katin e parë të godinës.

Report Tv mëson se autoritetet u kërkuan paraprakisht më parë pronarëve të çmontojnë tendat, të heqin tavolinat dhe karriget. Strukturat metalike konsiderohen,  ndërtimi i paligjshëm.

Nga ana tjetër, pronarët e lokaleve pranë stadiumit pretendojnë se IMT i ka dërguar një procesverbal një ditë më parë për lirimin e hapësirës, pa asnjë argument konkret. Pronarët pretendojnë se strukturat e ndërtuara i kanë me leje.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?