Kronikë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, ish- prokurori Ervin Karanxha në 'Repolitix': Bizneset duhej të njoftoheshin kohë më parë

16 Korrik, 22:57| Përditesimi: 16 Korrik, 23:02

  • Share

 

Ish-prokurori Ervin Karanxha, u ndal dhe tek aksioni për lirimin e hapësirave publike. Ai tha se bizneset kanë marr leje të përkohshme nga bashkia, por leja duhet që të rinovohet çdo 1 vit.

Ai tha se bizneset duhej të njoftoheshin kohë më parë për këtë aksion. 

‘Ka një pjesë që thonë kemi paguar taksa për leje provizore të cilët duhet që të rinovohen njëherë në vit. Dhe tani është vlerësuar se kjo është e paligjshme. Mirë do të ishte që të bëhej rinovimi i lejes për një vit, por duhej që ti thuhej pronarëve që mos bëni investime por e shfrytëzoni deri në këtë afat kohor sepse do të prishet kjo që ke vendosur. Ata s’janë të paligjshëm por kanë marr një leje paraprak’, tha ai.

Një koment e pati edhe lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili paralajmëroi ndjekje penale për punonjësit e Kasastrës që kanë legalizuar shtesat në bare dhe në hapësira publike.

‘Legalizimet në pronë publike nuk lejohen, ai që e ka bërë do të mbajë përgjegjësi. Kallëzimi në rastin konkret do të vij nga kryeministria. Shpërdorimi i detyrës është akuza që rëndon ndaj zyrtarit që ka legalizuar shtesat në hapësirat publike’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Takimet e modeleve me bosët e krimit në qeli/ Muça zbulon detajin në burgun e Drenovës: U shemb muri, nga dhoma e takimit u kalua te intimja! Basha: Ligji u lejon vetëm gratë


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?