Sociale

Lirimi i hapësirave publike/ Në Elbasan bizneset nisin të çmontojnë vullnetarisht tendat metalike, IKMT u lë afat deri më 31 korrik

29 Korrik, 15:45| Përditesimi: 29 Korrik, 16:31

  • Share

Në qytetin e Elbasanit ka nisur largimi vullnetar i tendave metalike nga bizneset, si pjesë e fushatës kombëtare të ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), që synon lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje.

Pa praninë e inspektorëve apo policisë bashkiake në terren, shumë biznese përgjatë bulevardit qendror kanë nisur të heqin vetë strukturat metalike. IKMT ka vendosur si afat për përfundimin e këtij procesi datën 31 korrik, pas së cilës do të ndërhyjë drejtpërdrejt në rast të moszbatimit.

Ndërkohë, pronarët e bizneseve shprehin shqetësimin për pasojat që kjo nismë mund të ketë në aktivitetin e tyre dhe në vendet e punës. Ata presin një plan të qartë riorganizimi të hapësirave dhe zgjidhje alternative për të vijuar shërbimin.

Burime jozyrtare thonë se mund të lejohet vendosja e strukturave të lehta si çadra apo karrige, por kjo nuk është konfirmuar ende në mënyrë institucionale.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër draftit të Kodit Penal, si iu duket?