Tregtarët ambulantë ne qytetin e Laçit protestuan këtë të mërkurë përpara Bashkisë se Kurbinit, pasi ju është kërkuar largimi nga hapësirat ku ushtronin aktivitetin e tyre prej vitesh. Ata kërkojnë zgjidhje nga autoritetet lokale, duke deklaruar se kanë mbetur pa asnjë mundësi për të siguruar të ardhura për familjet.
“Kam 15 vite shitëse ambulante, merrem me shitjen e rrobave. Burrin e kam me dializë. Ne kemi dalë për hall jo për qejf.Dje më erdhi policia dhe më tha ose hiqi rrobat nga aty ose do t’i marrim e do ti hedhim te kamionçina. Bashkia nuk po na jep rrugëzgjidhje, nuk kemi përkrahje”, tha një shitëse ambulante.
Sipas tregtarëve, vendimi i bashkisë për t’i larguar është i padrejtë dhe i menjëhershëm, pa ofruar ndonjë alternativë tjetër për sistemim.
“Kemi dalë më protestë sepse dje policia bashkiake na tha që duhet të largohemi sepse kemi zënë hapësirat publike. Kam shtatë vite që punoj aty, shes thuajse në trotuar afër urës dhe paguaj 180 mijë lekë qira. Jam pa përkrahje sociale, pa asnjë lloj ndihme ekonmike. Ne mbahemi me shitjet që bëjmë”, shtoi një tjetër.
“Kam 16 anëtarë në familje, gruan e kam sëmurë. Bashkia nuk na ka ofruar asnjë zgjidhje. Ku do të shkojmë ne, asnjë lloj të ardhure nuk kemi”, tha një shitës ambulant.
Nga ana tjetër, Bashkia Kurbin, përmes Kryeinspektorit të IVMT, Jetmir Mzhika, sqaron se këta tregtarë nuk janë të formalizuar dhe kanë zaptuar hapësira publike, zone ku pritet të nisë investimi për rehabilitimin e përroit të qytetit. Si zgjidhje bashkia ka në plan ndërtimin e një tregu të ri, por pa dhënë një afat kur mund të nisë investimi.
“Bashkia Kurbin nuk ka dalë për t’i prishur punë, por duke qenë se shesin në trotuare dhe bllokojnë kalimin e qytetarëve në jemi në aksion për të liruar hapësirat publike. Aty do të bëhet edhe një kantier ndërtimi dhe ne nuk mund ti lëmmë qytearët të rrinë në një vend ku kalojnë mjete të rënda. Bashkia po punon për gjetjen e sipërfaqes së duhur që tregtarërt ambulantë të sistemohen përgjithmonë”, tha Jetmir Mzhita, kryinspetor i IVMT-së.
Tregtarët qëndruan disa orë para Bashkisë, duke kërkuar takim me drejtuesit vendorë dhe apeluan për një zgjidhje sa më të shpejtë.
Komente
