Sociale

Lirimi i hapësirave publike në Lezhë, biznesve u lihet 5 ditë afat për prishje vullnetare

17 Korrik, 09:34| Përditesimi: 17 Korrik, 13:49

  • Share

Zbatimi i urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike ka vënë në lëvizje edhe Bashkinë e Lezhës.

Prej tre ditësh, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me strukturat e tjera, ka nisur një fushatë sensibilizuese dhe kontrolluese në qytetin e Lezhës dhe në zonën bregdetare të Shëngjinit.

Nga inspektimet në terren, rezulton se pjesa më e madhe e objekteve janë kryer në vitet e shkuara dhe disa kanë dokumentacion të rregullt, por janë konstatuar edhe ndërhyrje pa leje.

Për këto raste, është vendosur një afat 5-ditor për prishje vullnetare, në të kundërt ndërhyrja do të kryhet nga strukturat e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe do të shoqërohet me masa administrative.

Ky aksion është pjesë e një plani më të gjerë për rikthimin e rendit urban dhe përdorimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve dhe turistëve, veçanërisht gjatë sezonit turistik, ku nevoja për qarkullim të lirë dhe mjedise të pastra është edhe më emergjente.

Ndërhyrjet do të përfshijnë shembjen e strukturave pa leje, largimin e tavolinave, tendave apo kioskave të vendosura jashtë kushteve të lejuara, si dhe pastrimin e çdo pengese që kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve në trotuare apo hapësira të tjera publike.


Lajmi kryesor:

Stadiumi Air Albania ‘pastrohet’ nga strukturat pa leje, 7 administratorë lokalesh në hetim! Në Lezhë pronarëve u lihet 5 ditë afat


V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?