Sociale

Lirimi i hapësirave publike, nis aksioni edhe në Berat, Bashkia dhe Policia ushtrojnë kontrolle në bizneset e qytetit! (VIDEO)

11 Korrik, 17:28| Përditesimi: 11 Korrik, 17:58

  • Share

Berat- Aksioni për lirimin e hapësirave publike pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, ka nisur edhe në qytetin e Beratit nga Bashkia.

Autoritetet vendosë filluan kontrollet në të gjitha bizneset, për problematikën e zaptimit të hapësirave publike dhe trotuareve. Policët bashkiakë, të ndihmuar nga Policia e Shtetit, kanë hequr karriget që kanë mbushur trotuaret, ndërkohë që u kanë lënë detyra bizneseve të heqin pjesët e ngritura me dërrasa.

Inspektoriati i Policisë Bashkiake ka hartuar edhe një plan masash për lirimin e të gjitha hapësirave publike dhe trotuareve, të zaptuara pa leje nga bizneset.

Kontrrollet janë ushtruar sot (11 korrik) në lagjet: "30-Vjetori", "Mangalem" dhe "10 Korriku" dhe veçanërisht në bizneset që shtrihen përgjatë Pedonales së qytetit.

Grupet u kanë lënë detyra bizneseve të heqin pjesët e ngritura me dërrasa, të bëra prej tyre pa lejen e bashkisë. Burime pranë Bashkisë Berat bëjnë me dije se aksioni do të vazhdojë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike dhe trotuareve, të zapruara nga bizneset.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?