Politikë

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: Aksioni nuk ndalet! Gati paketa, ndëshkojmë ‘symbyllurit’ në inspektorate dhe polici (VIDEO)

25 Gusht, 13:09| Përditesimi: 25 Gusht, 13:24

  • Share

TIRANË- Brenda pak ditësh, qeveria socialiste pritet të prezantojë paketën e masave kundër fenomenit të ndërtimeve pa leje. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga aksioni që tashmë është shtrirë në qytetin bregdetar të Durrësit, ku po prishet një godinë në zonën turistike të Kepit të Rodonit.

Rama thotë se aksioni kundër ndërtimeve pa leje dhe lirimit të hapësirës publike do të vijojë deri në eliminimin e këtij fenomeni Kryeministri thekson se me paketën e re ligjore do të ketë  masa ndëshkuese për të gjithë fajtorët, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektorate dhe polici.

“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë.

Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”, shkruan Rama.

Krahas pamjeve nga aksioni në Kepin e Rodonit, Rama thotë se edhe kjo zonë është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Salah: 26/08/2025 07:40

    Kush do ta besonte se nga një gangster i tillë: Salih Berisha bëri të njëjtën shfaqje dhe kriminelët vazhduan të ndërtonin për para për 30 vjet, madje edhe në vitin 2025

    Përgjigju
  • kola: 25/08/2025 23:06

    TE MOS LEJOHESHIN QYSH NW FILLIM...PUNE DHE PARA TE SHKUARA DEM.....NJEREZIT NUK KANE PARA TEOER...QEVERIA TE NXJERRE LIGJ..TE PRERE 5 VJET BURG..10 MILION LEKE GJOBE....

    Përgjigju
  • Sadiku: 25/08/2025 20:40

    Vazhdo keshtu Zoti KM, ndeshkoji si ne dogana, beji shefa e drejtora!

    Përgjigju
  • xXx: 25/08/2025 13:21

    Rama pasi kaloi lumin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?