TIRANË- Brenda pak ditësh, qeveria socialiste pritet të prezantojë paketën e masave kundër fenomenit të ndërtimeve pa leje. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga aksioni që tashmë është shtrirë në qytetin bregdetar të Durrësit, ku po prishet një godinë në zonën turistike të Kepit të Rodonit.
Rama thotë se aksioni kundër ndërtimeve pa leje dhe lirimit të hapësirës publike do të vijojë deri në eliminimin e këtij fenomeni Kryeministri thekson se me paketën e re ligjore do të ketë masa ndëshkuese për të gjithë fajtorët, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektorate dhe polici.
“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë.
Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”, shkruan Rama.
Krahas pamjeve nga aksioni në Kepin e Rodonit, Rama thotë se edhe kjo zonë është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme.
Komente

Rama pasi kaloi lumin...
Përgjigju