Politikë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare

29 Korrik, 14:35| Përditesimi: 29 Korrik, 14:44

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me lavazhet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme brenda zonave të banuara.

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar  pronarët e lavazheve se nuk do të lejohet më pastrimi i automjeteve nëpër trotuare, duke e cilësuar këtë si një shkelje me pasoja mjedisore.

“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkroi kryeministri Rama në Facebook.

Kontrollet në terren për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin nisën pas ultimatumit të kryeministrit, që të gjithë bizneset që kanë zënë hapësirat publike, duhet t'i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliri: 29/07/2025 17:37

    Jo vetem lavazhet. Por edhe serviset qe lyejne makina. Na helmuan. Tek rruga ibrahimi dervishi. Nuk hapim dot dritaren

    Përgjigju
  • Selvia: 29/07/2025 17:04

    Kemi edhe nje lavazh tek kompleksi Halili ne katin -1. Ka nxjerre edhe tubin e ajtimit dhe te zhurmes ne mes te pallatit e nuk fle dot njeri as ne mengjes, as ne dreke, as ne darke, as te shtunen as te djelen. Me kryesorja e ka ndertuar pa leje sepse ligji nuk lejon per arsye sigurie nga zjarri, uji etj te ushtrohen aktivitete te tilla ne ambientet garazhe ne pallate -1 ose -2

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?