Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish disa pamje në Facebook, nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
Këtë herë në vëmendje është aksioni për lirimin e hapësirave publike buzë akseve nacionale, ku distanca 6 metra nga rruga tashmë është liruar.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi.
“Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkarisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si tokë të askujt”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Prej më shumë se 1 muaji në të gjithë territorin ka nisur një aksion për çlirimin e hapësirave publike si brenda zonave të banuara ashtu edhe në akset kombëtare.
Afati për lirimin vullnetar ishte deri në 31 korrik. Prej kalimit të këtij afati IKMT ka nisur prishjen e objekteve që kanë bllokuar hapësirat publike.
Komente
