Strukturë metalike e një lokali në hapësira publike

Politikë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Ata që rezistojnë do ikin me një gjobë të kripur

20 Korrik, 14:52| Përditesimi: 20 Korrik, 20:47

  • Share

Prej 1 jave ka nisur aksioni në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga ndërtime pa leje, sidomos nga lokalet që kanë nxjerrë çadra dhe tavolina.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ku shkruan se aksioni ka prodhuar çlirim për këmbësorët.

Kreu i ekzekutivit shkruan ndër të tjera se ka edhe lokale që rezistojnë të heqin vullnetarisht tendat e hekurit, të cilat, sipas tij, do të largohen nga autoritetet shtetërore dhe pronarët do të gjobiten.

“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave. Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan Rama në Facebook.

Për struktura të tilla të ngritura nga lokalet, Kryeministri paralajmëroi disa ditë më parë se do të ketë ndjekje penale për ata punonjës të Kadastrës që i kanë legalizuar, ndërsa lejet e legalizimit do të anulohen.

 

 

Ora 20:35
Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë: Nga zemra e çliruar e Komunës së Parisit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje të tjera nga dita e sotme nga lirimi i hapësirave publike në Tiranë. Pamjet e publikuara nga kryeministri janë në zonën e Komunës së Parisit.

'Nga zemra e çliruar e Komunës së Parisit në Tiranë', shkruan ai. 

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poradeci: 20/07/2025 18:56

    Zoti Rama. E ke haruar Pogradecin, apo keni dhene leje si PS per militantet? Pothuajse e gjithe hapesira e gjelber publike, eshte pushtuar me lokale verore, me “ Leje nga Bashkia “ e korruptuar , se bashku me strukturat pergjegjese vendore. Po strukturat qendrore te shtetit a jane edhe ato te korruptuara , apo flene gjume nen hijen e pushtetit te PS ? Kur do vije radha edhe ne Pogradec per shkarkimet dhe rinovimet e drejtuseve te strukturave vendore ??? Po nuk veprove, Pogtadeci do kthehet ne nje fshat te madh “ TURISTIK” , mbi koncepte e kulture provinciale, mokrare, me ne krye kryebashkiakun socialist dhe disa deputete e drejtues te PS qe perkeledhin per interesat e tyre ….

    Përgjigju
  • Beni: 20/07/2025 16:35

    Kaloni nga rruga elbasanit, shkolla baleteti, ish tregu elektrik Unaza , brryli, materniteti ri...etj Ske ku kalon dhe skane lene 1m2 lulishte e trotuar hajdutet Se skane fmi vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?