Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
Këtë herë në fokus të këtij aksioni kanë qenë varrezat e makinave.
Kreu i qeverisë thekson se 30 vite në çdo vend të Shqipërisë në këto vende janë grumbulluar sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh, teksa thekson se automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore.
“Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të ‘provave’ që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, ndërkohë që automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Komente
