Politikë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Menduat se ishte shi vere? Nuk ndalet deri në Rilindjen Urbane 2.0

30 Shtator, 13:09| Përditesimi: 30 Shtator, 13:55

  • Share

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0.

Kështu paralajmëron Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku shkruan se kushdo që mendoi se do të ishte vetëm një aksion që do të zgjaste për verën, e kishte gabim.

“Gabimisht shumëkush e mendoi një shi vere, të tjerë e komentuan si aksion që do zgjaste sa vera, por kush besoi se ky nuk është as shi vere dhe as aksion, po një operacion që nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë të hapësira publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 pati të drejtë mesa duket”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në të gjithë vendin prej muajit korrik 2025. 

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kujtim: 01/10/2025 18:00

    Përshëndetje z.kryeminister Po dil njiher edhe në Babrru se vetëm nje ure e nda nga alliasi e shif e boj dicka se skan lon as oborr për shkolle e as trotuar, çdo gjë e kan zaptu plako Terhiqe nji çik për veshi Rakipin se po ban rruge neper kodra e ne mes te babrroit jemi si ne kandahar 3 km asht kali i te madhit Skënderbeut në linje ajrore, mbase me pak akoma Jo vetëm në Tiranë ,ju lutem te kalojm pak me larg se qendra Shpresoj që ta lexosh ket mesazh Respekt

    Përgjigju
  • Lili Jerasi: 30/09/2025 19:05

    Po zoteri ,sepse e keni kethyer popullin ne dele. Ku eshte demokrazia ketu, lejet e perdorimit te ambjeteve publike i kane dhen BASHKIT PERKATESE, JUVE NUK JU INTERESON SE NA SHIKONI SI VEMJE PER TE BER EKSPERIMENTE. KUSH DO NA I PAGUAJ GJITJ KETO DEME. I KEMI BER MEGJAK , POR TY PRAP STE INTERESON ,SEPSE KE NJE POPULL ME NERVIN E VDEKUR EDHE NJE OPOZIT TE SHITUR. SHKOFSHI NE DJALL TE GJITH SI KLAS POLITIKE. TURP,TURP,TURP.

    Përgjigju
  • mirditori: 30/09/2025 15:17

    kryeministri ne rregull po njesia 7 fle gjume. ish npv jane thurur me mure pallate, shtepi private kur do ju vije rradha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?