Politikë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Menduat se ishte shi vere? Nuk ndalet deri në Rilindjen Urbane 2.0

30 Shtator, 13:09| Përditesimi: 30 Shtator, 13:55

  • Share

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0.

Kështu paralajmëron Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku shkruan se kushdo që mendoi se do të ishte vetëm një aksion që do të zgjaste për verën, e kishte gabim.

“Gabimisht shumëkush e mendoi një shi vere, të tjerë e komentuan si aksion që do zgjaste sa vera, por kush besoi se ky nuk është as shi vere dhe as aksion, po një operacion që nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë të hapësira publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 pati të drejtë mesa duket”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në të gjithë vendin prej muajit korrik 2025. 

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?