Lirimi i hapësirave publike në Tiranë

Politikë

FOTOT/ Tirana çlirohet nga zaptimet, Rama: Aksioni do vijojë sa të jetë nevoja

27 Korrik, 15:46| Përditesimi: 27 Korrik, 17:04

  • Share

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga çdo lagje e Tiranës. Rama theksoi se ky aksion do të vijojë sa të jetë e nevojshme. 

‘Këto janë pamje nga çdo lagje e Tiranës dhe kujt ankohet po këtu pse jo e po aty pse jo, i them kjo punë sapo ka nisur dhe nuk do të jetë as një javë as një muaj, po do të vijojë sa të jetë nevoja; jo vetëm në Tiranë dhe jo vetëm me prishjet, po edhe me risistemime”, shkroi Rama krahas fotove.

Ora 13:31
Aksioni i lirimit të hapësirave publike, Rama publikon videon: Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video nga Shkodra, ku është zbatuar aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara.

Kreu i qeverisë shkruan se Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike dhe bashkëpunimit me bizneset.

"Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike dhe bashkëpunimit me bizneset, të cilat kanë kuptuar rëndësinë po edhe interesin reciprok të kësaj përpjekjeje që do të vijojë", shkruan Rama krahas videos. 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?