Politikë

Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamje nga Tirana: Faza e parë e transformimit të qyteteve, më pastër, më të gjelbërt dhe bashkëpunues! (VIDEO)

21 Gusht, 16:06| Përditesimi: 21 Gusht, 16:43

  • Share

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë dhe qarqet e tjera të vendit vijon me intensitet.

Pjesa më e madhe e bizneseve i kanë shkulur me iniciativë vetratat e lokaleve, xhamat dhe gjithçka tjetër që cilësohej si zaptim hapësire.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga ky aksion që në fakt ai e cilëson si “faza e parë e transformimit”.

Pamjet i përkasin heqjes së verandës së një lokali në Tiranë, në “Rrugën e Kavajës”.

“Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin”, shkruan Rama krah video-postimit në Facebook.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?