Politikë

Lirimi i hapësirave publike/ Rama publikon pamjet e shembjes së shtesës së një lokali: Ecim pa ndalim

4 Shtator, 17:50| Përditesimi: 4 Shtator, 17:54

  • Share

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vazhdon. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e shembjes së një shtese lokali në Tiranë, që kishte zaptuar hapësirën publike.

“Ecim pa ndalim”, shkruan Rama në Facebook, krahas videos së publikuar.

Ky aksion vijon që prej muajit korrik kur dhe nisi në të gjithë vendin, për të liruar hapësirat publike të zaptuara nga shtesat e lokaleve, me çadra dhe struktura metalike.

Ndërkohë që për vendosjen e karrigeve, Kryeministri Rama njoftoi dy ditë më parë se shumë shpejt do të ketë rregulla të reja.

Për lirimin e hapësirave publike, pronarëve të subjekteve u është lënë koha e nevojshme për heqje vullnetare. Ndërsa ata që nuk i janë bindur urdhrit, kanë ndërhyrë forcat e IMT për të shembur strukturat pa leje.

 

 

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?