Politikë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet çdo ditë sipërfaqja e çliruar në kryeqytet, po punojmë për projekte të reja

3 Shtator, 17:32| Përditesimi: 3 Shtator, 17:40

  • Share

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po vijon me intensitet. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video për transformimin urban të Tiranës, duke theksuar se çdo ditë po shtohet hapësira publike e çliruar në kryeqytet.

 Sipas tij, puna për projektet e shumta të infrastrukturës dhe sistemit të qytetit po ecin me ritëm të shpejtë.

"Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike në kryeqytet, ndërkohë që punojmë me projektet e shumta të sistemit", shkruan Rama, duke publikuar edhe pamje nga terreni.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej muajit korrik në të gjithë vendin. Strukturat metalike dhe çadrat e lokaleve, që kishin zaptuar territor publik, janë çmontuar për të bërë të mundur krijimin e hapësirës publike për qytetarët. 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?