Sekuestrimi i çadrave në Shëngjin

Kronikë

Lirimi i hapësirave publike/ Task- Forca aksion në zonën e Kunës në Shëngjin, sekuestrohen çadra dhe shezlongë në 3 subjekte

11 Korrik, 16:03| Përditesimi: 11 Korrik, 16:08

  • Share

Task- Forca e Bashkisë Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, vijon kontrollet përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit, me fokus në lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e abuzimeve me çmimet gjatë sezonit turistik.

Këtë të premte aksioni u përqendruan në zonën e Kunës, ku u sekuestruan çadra dhe shezlongë në tre subjekte private, ku për këto raste, janë vendosur masa administrative për shkelje të rregullave.

Administratori i Njësisë Administrative Shëngjin, Brahim Demi, thotë se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa sipas tij janë konstatuar edhe raste abuzimi me çmimet, kryesisht në zonën e Ranës së Hedhur.

Që prej muajit qershor, Task Forca e ngritur nga Bashkia Lezhë ka qenë aktive në monitorimin dhe kontrollin e të gjithë vijës bregdetare, nga Rana e Hedhur deri në Kunë, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të qetë, të sigurt dhe në përputhje me ligjin.

 

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?