Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin, shihet nga shumë qytetarë si i duhur, ndërsa të tjerë thonë se po shohin pak rezultate.
Ndjekim një pjesë të mendimeve të qytetarëve:
“Të rroftë ajo që ai heq 2 karrige dhe ato janë po aty. Shkon nëpër institucione, na mbyllin derën. Qytetari ka më të rëndësishëm institucionin sesa atë. Po funksionon institucioni, funksionon edhe ajo.”
“Shumë mirë e bëri.”
“Shumë mirë e ka bërë se janë ankuar qytetarët dhe prandaj e ka bërë.”
“O goce, këtu ngelen duke u shembur. Kudo që kalojmë i shohim. Çfarë janë këto të voglat, ndërmarrjet e vogla, gjithë shkatërrime janë. Po kapen pas të vegjëlve.”
“Kanë nevojë që hapësirat të lirohen, por jo të ikin gjithë ato kamarierë nga puna. Të lënë familjen pa punë. Janë disa lokale që kishin disa tavolina në mënyrë të tepruar ndoshta, por ne një herë në ditë kalojmë, një minutë nuk na gjen asgjë po kaluam pak më në ‘brinjë’.”
“Është e nevojshme të zbatohet ligji.”
“Mirë e ka bërë, a keni parë rezultat? Shumë pak.”
Komente
