Lirimi vetëm një ditë pasi ishte arrestuar i ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku është cilësuar nga PD si një skenar mafioz i qeverisë për të lënë atë të lirë dhe mos vuajtur asnjë ditë burg.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet se gjithçka ishte e llogaritur ku policia bëri sikur e arrestoi pas muajsh arratisje dhe më pas me urdhër të qeverisë u lirua brenda 24 orëve me argumentin se është sëmurë.
Bardhi shprehet se ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë dhe se një falsifikator si Kajmaku e ka vendin në burg.
"Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun e Vorës. Policia bëri dje sikur e arrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7 mujore, ndërsa drejtësia, nën diktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu. Gjithçka ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjë ditë burg. Agim Kajmaku, një falsifikator, që fshehu krimin në formularin e dekriminalizimit, u mbrojt nga Edi Rama. Kryeministri nuk e shkarkoi nga detyra, megjithëse ne provuam me dokumente se kryebashkiaku ilegjitim i Vorës kishte mashtruar dhe ishte në shkelje flagrante të ligjit. Gjatë kohës së “arratisë”, Agim Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti e Edi Ramës, duke vendosur rekord sesi një person që kërkohet nga policia, përfiton njëkohësisht miliona lekë nga tenderë publikë. Ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë, sa më parë" shkruan Bardhi.
Gjykata e Apelit liroi ditën e sotme ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, një ditë pasi u arrestua, me argumentin se nuk mund të qëndrojë në burg për shkak të gjendjes shëndetësore.
Me qe afer Vores eshte Gerdeci, ke ndonje llaf per te thene o Zoti sekretar, apo traret ne syte tuaj nuk duken , para saj ky “krim” I Kajmakut te duket me i rrende apo andej s’ke kellqe se ...... ?!!!
PërgjigjuBanoret e gerdecit e shiten gjakun e te vdekurve , i ke pa si jan ber shtepit atje,kshuqe mos flit kot, dhe e e bukura eshte se ata te gerdecit kan votuar fatmir mediun
Po nuk tu ca zorra e .m... duke i dhene farfalles?
PërgjigjuI je bo qejfin Gazit!