Lirimi i Malltezit, Gjikondi: Pas apartamentit, skandalin e thellon miqësia e gjyqtares me Argitën! Gënjeu Vetingun, tha s’kam lidhje me Homeplan! KLGJ paragjykon të vërtetën

23 Nëntor 2023, 17:37| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 20:27

  • Share

Pasi Report Tv zbuloi që gjyqtarja e cila liroi nga qelia Jamarbër Malltezin ka apartament në kullat ku Malltezi është aksioner, dalin të tjera lidhje mes Iliriana Olldashit dhe familjes Berisha. Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në “Studio Live” në Report TV u shpreh se gjyqtarja Olldashi ka lidhje shoqërore me Argita Berishën, bashkëshorten e Malltezit.

“Po është e vërtetë ajo që kam thënë se Olldashi njihet si pjesë e shoqërisë së vajzës së zotit Berisha. Ka informacion, sepse tani jam mes drejtësisë dhe medias dhe shpesh nuk i ndaj dot gjërat.  Kur ka ca fakte që është mirë t'i çojë shqiptarët për t'i parë gjërat me një dritë të bardhë duhet t'i themi. Po të shikosh dhe hetosh edhe apartamentin e zonjës Olldashi çmimin me të cilin e ka marrë, edhe këtë zhurmë që u bë nga gjithë ky kolegji i famshëm gjyqësor, po të shikosh datat e shumë gjërave edhe këtë informacion që më dhanë për njohjen me këtë familje, po ti mbledhësh bën një panoramë. Ku ka zë nuk është pa gjë”, tha Gjikondi në intervistën me gazetarin Arbër Hitaj.

Ndërkohë që SPAK kërkon përjashtimin e Olldashit nga shqyrtimi i kërkesës së Jamarbër Malltezit për të hequr sekuestrot e 25 pasurive, pasi Report Tv zbuloi konfliktin e interesit të gjyqtares së Apelit të Posaçëm, një tjetër qëndrim pati KLGJ. Duke anashkaluar konfliktin e flagrant të interesit, KLGJ kritikoi mediet pse nxorën faktet. Për juristen Gjikondi, KLGJ po paragjykon një të vërtetë, ndërsa e cilësoi qëndrimin si një formë inditimidimi ndaj medieve.

“Është për të ardhur keq ai reagim kur KLGJ që duhet të jetë në krye të moralit dhe Etikës. Llagami si përfaqësuese e këtij institucioni s'ka thënë asnjë fjalë para dy javësh kur zoti Berisha për një gjyqtare tjetër po të strukturave të reja, Berisha ka thënë për të “ajo është e pacipë, fshihet pas krimit...”. para dy javësh kur Berisha ka fyer e poshtëruar një grua një nënë një gjyqtare vetëm se nuk i ka përlyqer vendimi, Llagami nuk është ndier. Është për të ardhur keq sepse Llagami thuhet se është propozuar nga shoqëria civile, nisur nga kjo duhet të ketë tjetër qasje. Nuk duhet të dëgjojmë emrin dhe namin e KLGJ vetëm kur kemi të bëjmë me skandale tenderash apo skandale si ky që bëhen mbledhje në KLGJ me dyer të mbyllura. Llagami nuk duhet të paragjykojë një të vërtetë absolute. Mediat si në rastin e klubit partizanit kanë qenë ato që kanë kthyer prozhektorët për të hetuar këto çështje edhe kur janë lënë në hije me dashje.

Nuk është në nderin e KLGJ që atë informacion në vend që ta merrte si indicie për të hetuar e shikon si armë për të goditur median për ta intimiduar e për ti treguar vendin duke i thënë që ti s’ke të drejtë të flasësh, për të bërë detyrën në fakt. Skandaloze. KLGJ nuk duhet të ketë dy standarde. Fyerjet ndaj Irena Gjokës janë nga më të ulëtat.

Po ta lexoje si  tekst ishte mjeran nga ana profesionale dhe logjike. Ishte pa transparencë se për kë e ka por ishte indimidues. KLGJ është aty si  një investim shpirtëror dhe moral i shqiptarëve”, tha ajo.

Ndërsa tha se duhet të pranohet kërkesa e SPAK për zëvendësimin e gjyqtares Olldashi, u ndal dhe te deklarimi i saj i pasurisë, duke nënvizuar se ka gënjyer në vetting në 2019 duke thënë se s’ka lidhje me Homeplan të Jamarbër Malltezit.

“Duhet të bëhet zëvendësimi i Olldashit. Deklarimet e saj të pasurisë i ka bërë vetë. Ato që janë bërë nuk zhbëhen dot. Olldashi gjyqtare profesioniste por tregon se ka disa standarde. Nuk ia ka vlejtur ajo që ka bërë. Ka deligjitimuar dhe ka dëmtuar trupat e mëparshme ato që Berisha i ka quajtur të pacipa pjesë e krimit dhe paturpësia e drejtësisë. Kjo drejtësi e re nuk duhet ti ketë këto.”

“Patjetër që ka një diskordancë mes SPAK dhe KLGJ. Me vendimin e Olldashit dje ka vrarë pritshmëritë e shqiptarëve. Ka një diçka që duket si e vogël që unë ia ta shpejgoj që është e madhe. Në dhjetor të 2019  viti Olldashi ka kaluar vettingun. Kur është pyetur a ke pasur ndonjëherë marrëdhënie gjyqësore Homeplan shpk, shoqëria e Malltezit që ajo zonjë ka marrë shtëpinë 3 bvjet para se të marrë vettingun. Ajo ka thënë jo se kam pasur palë në gjykimin tim as direkt dhe as indirekt. Një gjyqtar elitare që është në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Apelit që i bie që është një nga karrierat më të larta në aspektin profesional që të bëjë sikur e ka harruar.”

“Nëse ka fije të nëndheshme që lidhin KLGJ zonjën Olldashi, pra fije që i lidhin me politikën. Duke parë se nga ka ardhur propozimi i kryetares së Klgj sepse Shqipëria është një arenë ku nuk ka ngjyra partiake. Duhet të vijë një moment që drejtësia nuk duhet të jetë një rubinet që e hapin dhe e mbyllin sa për të bërë presion.  Kemi përplasje dhe zhbërje të punës  nga zonja Olldashi, zhbëri punën e Irena Gjokës... Trimëria e zonjës Olldashi ka qenë shumë e madhe por koha do e tregojë se cila ka qenë arsyeja”, deklaroi Gjikondi.

Sipas jurisites, Olldashi me të parë emrin e Malltezit, duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga gjykimi i dosjes Partizani pa e prekur fare.

“Pas 3 vjetësh Olldashi mohon veten kodit etik të gjyqtarit, ligjin për konflikt të interesit. Pa e prekur dosjen, se ajo nuk është gjyqtare pa kualifikim. Është gjyqtare që e di se kur ajo dosje ka të bëjë me Malltezin dhe me shoqërinë ku ke blerë shtëpinë u dhe ti jeton tani, ku është vënë një masë sepse është një objekt që po hetohet, pallati ku ajo jeton. Ajo shkon dhe thotë nuk e bëj... Duhet të kishte thënë që ka blerë shtëpinë”, shtoi më tej.

Ndalur te dosja Partizani tha se ka fakte, por nisur nga lidhjet e reja që janë zbuluar, sipas juristes Gjikondi hetimet duhet të thellohen edhe më tej.

“Me një sy të lirë po ta shikosh patjetër që ka vend për hetim të thelluar. Për më tepër të shikosh koincidencat e akteve. Ka shumë për t’u verifikuar e hetuar. A ka pasur abuzim me pushtetin apo jo?  Kemi dhe një drejtësi tjetër që është ajo e Strasburgut e cila për fat të keq të Berishës dhe për të mirën e shqiptarëve, po bën atë që nuk beson drejtësia shqiptare. Berisha le t'ja dorëzojë çështjen e tij Strasburgut. Mos të dëshpërohen... Shoqëria shqiptare duhet të jetë në krah të drejtësisë dhe të SPAK. SPAK është i vetëm në këtë luftë.”

Po nesër kjo gjyqtare duhet të shqyrtojë në dy seanca, në orën 09.00 dhe në 10:00 kërkesat e Sali Berishës dhe të dhëndrit të tij, për shuarje të masave të sigurisë, dhe nuk dihet nëse edhe për këto 2 kërkesa SPAK do vlerësojë konfliktin e interesit dhe nëse do të kërkojë apo jo përjashtimin e saj.

“Vendimi për heqjen e masës së sekuestros që është shtyrë për 23, është përsëri e turpshme, sepse sot ka pasur mundësinë të bëjë atë që nuk e bëri dot dje. Por kur hynë në valle nuk del dot më... Pak ditë më vonë kemi dhe gjyqin për zotin Berisha që e ka në dorë po kjo gjyqtare. Me këto që kanë dalë sepse për atë kompleks pallatesh bëhet fjalë edhe për Berishën besoj se gjërat nuk do përsëriten siç u përsëritën për Malltezin”, shtoi Gjikondi.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjkko: 24/11/2023 00:04

    Nuk kuptoj nji gje. Vetem ne shqiperi sulmohen dhe denigrohen gjykatsit per vendimet qe marrin Dhe problemi esht se drejtsia eshte varur nga politika. Drejtsi e re, Drejtsi e pavarur. U be vetingu? Prap kemi gjykates qe shantazhohen. Perse???? Sic ka thene edhe ambasador z.ARVIZU SHQIPERIA esht nji fshat i madh ku njihen te gjithe.

    Përgjigju
  • Bepi: 23/11/2023 19:07

    Kjo asht Shqipnia si e kena pas anderr me vjen keq per ato qe kan met ne Shqipnie shum keq ardhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?