Lirimi i policëve, Vangjeli në ‘Kontrast’: Rama, kryeministri i parë shqiptar që ka përdorur retorikë aq të ashpër kundër Serbisë

26 Qershor 2023, 15:54| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 16:42

  • Share

 

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar lirimin e tre policëve të Kosovës, që ishim rrëmbyer prej 12 ditësh nga forcat serbe. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli vlerësoi rolin e kryeministrit Edi Rama në këtë çështje, i cili me këmbëngulje ka kërkuar nga Serbia që të lirojë tre efektivët, ose marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë do të ngrihen. Vangjeli thotë se Rama kryeministri i parë shqiptar që ka përdorur një retorikë kaq të ashpër ndaj Serbisë.

“Kryeministri shqiptar është palë në këtë histori, se është pjesë e shqiptarëve, në të gjitha rrethanat, përtej retorikës nëse nuk kuptohet kjo aksiomë e thjeshtë, keqkuptimi rrezikon të behët dramatik. Pavarësisht retorikës që ka ardhur duke u përshkallëzuar ndaj Kurtit, në javën që lamë pas kemi pasur deklarimet më të ashpra dhe të rënda të një kryeministri shqiptar ndaj Beogradit. Me mënyrën e duhur dhe forcën e duhur Rama paralajmëroi një ngritje të marrëdhënieve me Beogradin përpos lirimit të tre policëve, të largohej shkaku fillestar i ritensionit të situatës. Nuk është vullnet personal, është detyrim politik, moral, kushtetues, patriotik. Nëse ka një makth të vërtet qoftë në Uashington e Bruksel, do ishte ideja e një konflikti të mundshëm në këtë skaj të Europës sa kohë ka luftë në skajin tjetër”, tha Vangjeli.


Lajmi kryesor:

Lirimi i tre policëve në Kosovë, analisti Raci: Rama luajti rol të rëndësishëm! Idrizi: Kurti të ketë kohezion me Shqipërinë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?