Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

28 Nëntor, 22:25| Përditesimi: 28 Nëntor, 22:44

  • Share

‘Lirimi i Sali Berishës nga 'arresti i shtëpisë' është një thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë’, kështu është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, avokati Idajet Beqiri.

Ai tha se Berisha mund të prish provat ashtu sikurse bëri edhe për 21 janarin.

‘Vendimi për lirimin është një thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, sepse juridikisht ne se kemi lexuar vendimin por kumunikata thotë revokim i masës së sigurimit dhe bëhet kur nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për të dhënë një masë sigurimi. Pse është një thikë pas shpine kjo?  Masa e sigurimit detyrim paraqitje u dha se ekzistonin kushtet dhe kriteret, masa shkoj deri në GJK dhe u quajt vendim nga më të drejtit. Masa e arrestit në shtëpi është një vendim që i kaloi të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatëne Lartë.

Sot ekzistojnë kriteret dhe kushtet për të mbajtur një masë sigurimi.  Tani kushtet janë 3 nuk ka rrezik të dal jashtë shteti, të bëjë krim më të rëndë se ai ka bërë vrasje, nuk ka më të rëndë se 21 janari, dhe prishja e provave. Provat prishen sepse nuk merren vetëm në hetim. Sepse nuk është vetëm hetimi, në hetim ne mbyllim dosjen dhe e çojmë në gjykatë. Në këtë proces a ka të shantazhuar, ka. Alida Maci është tezja e Jamarbër Maltezit dhe ajo është kërcënuar me vdekje. Ajo jeton në Belgjikë dhe nuk vjen këtu, sepse ka frikë.  Berisha a prishi provat për 21 janarit, zhduku provat, i tha prokurores mos bëjë hetim. Kemi të bëjmë me një njeri që prish provat’, tha ajo.

Teksa u pyet lidhur me entuziazmin në PD pas lirimit të Berishës nga 'arresti në shtëpi', gazetari Mentor Kikia, tha se kjo ishte diçka e pritshme.

‘Është histori e ezauruar dhe nuk ka më pikën e interesit. A është legjitime hareja në PD pas vendimit? Po sepse është kauza kryesore në PD, Berisha që e shëndërroi shtëpinë në një seli dhe në një medium dhe këto çojnë në një festim të justifikuar, por për mua ka rëndësi se çfarë do të ndodh nga sot’, tha ai.

Kikia tha se Berisha sulmon drejtësinë kur ndaj tij jepen vendime që atij nuk i pëlqejnë.  

‘Berishën e kemi akuzuar publikisht, është politikan arrogant për sulmet ndaj drejtësisë kur vendimet nuk i pëlqenin. Berisha sulmon atë që e fut në burg”, tha ai.

Gazetarja Glidona Daci, i cilësoi si jo normale sulmet që i bëhen gjyqtarëve dhe prokurorëve nga politika.

‘Ne prisnim që të kishte revokim mase, sepse hetimi ishte mbyllur. Kushtetuesja tha detyrim paraqitje është në rregull dhe jo në rregull ishte masa për të dal jashtë vendit. Kur u cenohen interesat fillojnë sulmet ndaj drejtësisë dhe kjo s’është normale, ajo gjykatëse ka një familje dhe dëgjon ato akuza çdo ditë. Për mua komentimi i vendimi të gjykatave s’është normal’, tha ajo.

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, teksa foli për drejtësinë në Shqipëri, ajo tha se drejtësia në vend vepron me shumë standarde.

‘Kemi drejtësi me shumë standarde, ku është ligji, çfarë po ndodh me ligjin dhe me situatën në Shqipëri. Nëse do të kishte drejtësi, ligje efektive nuk do të kishim shitblerje të votës, të përfshirjes së bandave në gazetari dhe në politikë. A kemi drejtësi në Shqipëri, a po marrin drejtësi viktimat e një pas njëshme që po vriten’, tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?