Saimir Hoxha dhe Aldi Rama

Lirimi nga burgu i të riut që vrau policin në Lezhë, KLP rrëzon kërkesën e ILD për procedim disiplinor ndaj dy prokurorëve

24 Shkurt 2022, 14:52| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 14:55

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka pranuar në kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedimin disiplinor ndaj magjistratëve Fançesk Ganaj prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Milan Laskaj për periudhën e ushtrimit të detyrës si prokuror drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Kryetari KLP Gent Ibrahimi tha se Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi rrëzimin e propozimit të ILD-së për dhënien e masës disiplinore “vërejtje publike”,  dy magjistrateve, për të cilët u konkludua se mosvreprimet për të ndjekur hetimet sollen lirimin e shtetasit Aldi Rama i cili ekzekutoi me arme zjarrin oficerin e krimeve në Policinë e Lezhës nënkomisar Saimir Hoxha.

Hetimi disiplinor i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka filluar mbi bazën e informacionit të paraqitur në media, lidhur me ngjarjen tragjike të datës 28.09.2021, ndodhur në Ishull-Lezhë, ku si pasojë e veprimeve të kryera nga shtetasi Aldi Rama ka humbur jetën oficeri i policisë Saimir Hoxha.

Në raportin e paraqitur para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ILD konkludoi se veprimet e mosveprimet e prokurorit Françesk Ganaj në hetimin e shtetasit Aldi Rama janë mospërmbushje e detyrës së prokurorit, të cilit i është dhënë atributi kushtetues për të ushtruar ndjekjen penale dhe kontrolluar hetimet paraprake, me qëllim dërgimin e çështjes në gjykatë, në respektim të afateve ligjore procedurale penale.

Sipas raportit hetimor, prokurori Milan Laska pa shkaqe të arsyeshme ka lejuar moszbatimin e Udhëzimit të detyrueshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, duke sjellë për rastin e kësaj çështjeje penale, konfuzion për kohën e dorëzimit të akteve nga prokurori i çështjes dhe në vijim në të gjithë zinxhirin e hallkës së funksionimit administrativ në Prokurori për kalimin e akteve në gjykatë.

Sipas konkludimit të raportit hetimor të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratëve Françesk Ganaj dhe Milan Laskaj përbëjnë shkelje disiplinore të lehtë, sipas nenit 102, pika 1, shkronja “l” e ligjit me nr. 96/2016 dhe bazuar në këtë dispozitë ILD i kërkoi KLP-së caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” për të dy magjistratët, kërkesë që u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi nga verifikimet kryera KLP doli ne konlizionin se nuk ka shkelje ge ligjit nga ana e dy prokuroreve.

Një ditë vonese në dërgimin e dosjes për gjykim, shpëtoi nga burgu 21-vjeçarin Aldi Rama, i cili në shtator të vitit 2021 ekzekutoi me armë zjarri oficerin e Policisë së Lezhës nënkomisar Saimir Hoxha. Prokuroria i dërgoi aktet e proçedimit penal në gjykatë pak orë pas tejkalimit të aftëve proceduriale për të riun, i cili ishte prangosur dhe vënë nën akuzë pasi ju gjetën 13 gram drogë. Por kjo mjaftoi që Gjykata e Lezhës të veprojë me shpejtësi e të lirojë nga qelia Aldi Ramën, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Urdhri për të qëndruar vetëm më banesë nuk e pengoi 21-vjeçarin të lëvizte lirisht e të bëhej protagonist i një krimi të rëndë me viktimë një oficer policie. Por vonesat në hetimin e çështjeve dhe në tejkalim të afateve në Prokurorinë e Lezhës apo insitucione të tjera të drejtësisë në vend nuk janë fenomen i ri. Institucioni i akuzës në Lezhë duket se është në kolaps, pasi nga 10 prokurorë që duhet të kenë në organike aktualisht ka vetëm 4, çka do të thotë se 1 prokurori i duhet të trajtojë rreth 600 çështje në vit.  

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë për plotësim organike deri tani vakancat kanë mbetur të paplotësuara ndërsa mbingarkesa me çështje ka përkeqësuar rezultatet në punën e institucionit.

Oficeri krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28-shtatorit të kaluar teksa bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë. Oficeret e policisë ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shoke të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës, ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Oficeri Saimir Hoxha u shpall 'Dëshmor i Atdheut'.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?