Sociale

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, kryepolici i Bashkisë: Zero tolerancë ndaj abuzuesve (VIDEO)

15 Qershor, 08:35| Përditesimi: 15 Qershor, 09:12

  • Share

Bashkia Shkodër ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare të Velipojës. Që në orët e para të mëngjesit, strukturat e Policisë Bashkiake kanë qenë në terren për të ndaluar çdo tentativë të zaptimit të hapësirës publike të dedikuar për pushuesit.

Në kuadër të këtij operacioni janë vendosur gjoba administrative dhe janë sekuestruar çadra dhe shezllone të vendosura në kundërshtim me rregullat.

Drejtori i Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, theksoi se kjo fushatë do të vazhdojë pa ndërprerje gjatë gjithë sezonit turistik.

Ai falënderoi të gjitha strukturat për bashkëpunimin dhe qytetarët që kanë mbështetur këtë aksion, duke kontribuar në mbarëvajtjen e sezonit turistik.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 15/06/2025 12:32

    Shkoni pak nw Dhermi e gjejeni plazhin publik, apo ce do se aty ska nwvoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?