Në zonën e Shkëmbit të Kavajës ka nisur aksioni për lirimin e plazheve publike.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga ky aksion, për lirimin e hapësirave.
Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se shtimi i hapësirave publike do t’u japë qytetarëve më shumë akses gjatë pushimeve verore.
“Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore”, ka shkruar Kryeministri Rama.
Në të gjithë vijën bregdetare të vendit ka nisur aksioni për të liruar hapësira publike nëpër plazhe.
Komente
