Jumpei Yasuda

Bota

Lirohet gazetari japonez i mbajtur peng nga militantët islamikë

25 Tetor 2018, 01:15| Përditesimi: 25 Tetor 2018, 01:18

  • Share

Ministri i Jashtëm japonez Taro Kono, ka njoftuar të mërkurën se është liruar një gazetar japonez i mbajtur peng nga militantët islamikë.

Një gazetar japonez, i mbajtur peng nga militantët islamikë, pasi u kap në Siri tre vjet më parë, është liruar dhe do të sillet në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur.

                           Taro Kono

Sipas diplomatëve japonezë në Turqi kanë konfirmuan se njeriu i liruar ishte Jumpei Yasuda, një “freelancer” 44-vjeçar, i cili raportohej se ishte kapur nga një degë e Al Kaedës pasi hyri në Siri, nga Turqia në 2015-ën.

Emri im është Jumpei Yasuda, gazetar japonez. Unë jam mbajtur në Siri për 40 muaj, ndërsa tani jam në Turqi. Tani jam në gjendje të sigurt. Ju faleminderit shumë.   

                            Jumpei Yasuda

Gjithashtu Kryeministri japonez, Shenzo Abe dhe Ministri i Jashtëm Taro Kono falënderuan Katarin dhe Turqinë për bashkëpunimin e tyre në lirimin e gazetarit, ndërsa një zëdhënës i qeverisë tha se asnjë shpërblim nuk ishte paguar për lirimin e Yasuda.

Ai duket të jetë në shëndet të mirë, por stafi ynë do të kontrollojë gjendjen e tij dhe do ta dërgojë atë në Japoni sa më shpejt që të jetë e mundur. 

                  Taro Kono

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?