Kronikë

Lirohet Gjiri i Krorëzës në Sarandë/ Rama: Simotra e Gjipesë kishte rënë në flamat e zaptimit zhvirgjërues (VIDEO)

10 Gusht 2019, 13:29| Përditesimi: 10 Gusht 2019, 14:33

  • Share

SARANDË- Një tjetër plazh është liruar në kuadër të aksionit anti-informalitet. Gjiri i Krorëzës mbi të cilin kishte rënë 'flama' e zaptimit i është kthyer sot në normalitet. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili shprehet se nga sot simotra e mrekullueshme e Gjipesë i kthehet pushuesve.

"Krorëza është një simotër e mrekullueshme e Gjipesë, ku njësoj si në Gjipe, kishte rënë flama e zaptimit zhvirgjërues të plazhit mahnitës e të natyrës magjike, që të kujton filmin e Uliksit. Por nga sot, edhe Gjiri i Krorëzës u çlirua dhe paqja mijëravjeçare u kthye në atë plazh, që i përket perlave të Kurorës Mesdhetare", shkruan Rama.

Komento

Komente

  • Qytetar: 10/08/2019 14:10

    Po plazhi I durresit qe administrohet nga rilindasi DAKO ??

    Përgjigju
    • adamo311: 10/08/2019 16:20

      Shqiptaret ankohen kur zbatohet ligji!!! Kjo tregon se kush/si jemi!!!

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?