Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë Altin Nikolli, i cili u arrestua në muajin qershor të këtij viti për plagosje të rëndë me dashje, është liruar nga qelia.
Gjykata e Lezhës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ndryshimi i masës erdhi me kërkesë të prokurorisë, e cila ndryshoi akuzën ndaj Nikollit nga “Plagosje e rëndë me dashje”, “Në plagosje ne kufijtë e vetëmbrojtjes”, pasi sipas organit të akuzës nga hetimet ka rezultuar ai ka qëlluar me sende të forta për vetëmbrojtje.
Altin Nikolli u arrestua me 16 qershor me kërkesë të prokurorisë së Lezhës dhe miratim të gjykatës, pasi rezultoi te jetë përfshire në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë. Konflikti mes tyre mësohet të ketë ndodhur për çështje pronësie, pasi Nikolli i kishte kërkuar bashkëfshatarit të tij që mos të kulloste bagëtitë në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tyre.
Drejtor oshee...haha. Po he pra cne drejtor. Kur seshte inxhinier. Pse nuk pysni ne oshee si meren ne pune keta qe sjane inxhiniera
Përgjigju