Kronikë
Top 24

Lirohet militanti i PD-së që u rrah nga protestuesit si i 'infiltruar'

6 Prill 2019, 12:24| Përditesimi: 6 Prill 2019, 12:26

  • Share

U rrah nga militantët e Partisë Demokratike në protestën para Parlamentit me argumentin se ishte “polic” i infiltruar dhe më pas u prangos nga policia, gjykata liron Olsi Albajramin të riun nga Elbasani.

Sipas vendimit të gjykatës ai do të hetohet me masën "detyrim paraqitje" për akuzat e kundërshtimit të policisë dhe goditjes për shkak të detyrës, gjatë protestës së fundit të opozitës tek parlamenti.

Turma e dhunoi pasi e mendoi një efektiv të policisë të infiltruar, por në fakt Albajrami ishte pjesëmarrës në protestë si simpatizantë i Partisë Demokratike.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?