Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar të lirojë nga sekuestroja pasuritë e biznesmenit Nikolin Janina, që administron kompaninë e njohur “Porcelanosa”. Vendimi është marrë pak kohë më parë, pasi është konkluduar se biznesmeni justifikonte pasurinë e tij, prej disa miliona euro.
Mësohet se përfaqësuesit ligjorë të biznesmenit Janina kanë paraqitur bilancet vjetore të kompanisë “Alba Ceramika”, duke pretenduar se e gjithë pasuria e Janinës, është e ligjshme dhe se nuk ka rrjedhur nga ndonjë përfitim të paligjshëm.
Gjykata pasi është njohur me këto pretendime ka vendosur të lirojë duke hequr nga sekuestroja të gjitha pasuritë e ngrira nga prokuroria. Nisur nga këto kushte, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se ka pushuar hetimet, duke ndalur ndjekjen penale për këtë rast.
Akuza, lider i një grupi kriminal në Spanjë
Sipas dokumentacionit të referuar në prokurori, biznesmeni Nikolin Janina, dyshohet nga drejtësia spanjolle të jetë lideri i një grupi kriminal me përbërje Spanjolle dhe Turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe opium në disa shtete të europës. Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë.
Në datën 21 shkurt 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e pasurisë së këtij biznesmeni. Përgjatë 5 muajve janë kryer dhjetëra veprime hetimore, nga të cilat janë përfituar të dhëna të dobishme për hetimin, që më pas kanë çuar prokurorinë e Krimeve të Rënda ti drejtohet me një kërkesë gjykatës, për vendosjen e masës së sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme të biznesmenit Nikolin Janina.
Sekuestroja në 12 korrik 2017
Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjensia e Administrit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave. Dy muaj pas këtij vendimi, oficerët e policisë kryen ekzekutimin e këtij vendimi në hipotekë dhe në terren.
Nuk dihet me saktësi se cilat kanë qënë arsyer se pse vendimi i gjykatës ka “fjetur” për dy muaj në sirtarët e policisë së Tiranës, por me sa duket shtrirja gjeografike e pasurive, mund të ketë dashur relativisht një kohë më të gjatë për lokalizimin e tyre në teren. Megjithatë kjo vonesë ska sjellë asnjë pasojë për hetimin e dosjes, pasi tashmë çështja është pushuar përfundimisht.
Tani o prokuroret ne burg se " i paskan rene ne qafe " kerij trafikanti qe " justifikoka" pasurite miliona euro, ose gjyqtaret ne burg se jane te koruptuar. " Rasteisht " te gjithe trafikantet e droges dhe te koruptuarit kane pasuri " te justifikuara", ndersa te tjeret qe jane rrogetare varja, le te paguajne cso takse qe ju ngarkohet ne kurriz per te rritur rrogat e drejtesise se koruptuar dhe per te fituar tendera miliona euro niprat e Sadri Abazrave.
PërgjigjuPo kur u be drejtesi ne shqiperi qe te behej me kete bosin e droges, ky vend dihet tashme qe eshte i teri kancer dhe i teri i korruptuar.
Përgjigju