Viktor Ymeri

I vdes e ëma, Viktor Ymeri ‘lirohet’ nga burgu i sigurisë së lartë! I jep lamtumirën e fundit i rrethuar me policë

3 Janar 2022, 17:10| Përditesimi: 3 Janar 2022, 17:15

  • Share

VLORË- Viktor Ymeri, një nga njerëzit më problematik të Vlorës është liruar për disa orë nga burgu, pasi i është lejuar që të shkojë në ceremoninë e varrimit të së ëmës.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta për Report Tv, e ndërsa bëhet me dije se ai ka dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij, i rrethuar nga forca të shumta sigurie për shkak të rrezikut se mund të arratisej. Ymeri ka udhëtuar nga Peqini, në të cilën ndodhet i burgosur, në Vlorë rreth orës 13:30 dhe është rikthyer sërish në qeli rreth orës 17:00.

Kush është Viktor Ymeri?
Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar para disa muajsh në Durrës. Viktor Ymeri konsiderohej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. Ymeri dhe Gaxhai kanë ekzekutuar së bashku në qershor të vitit 1999 me dhjetëra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Fillimisht, Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje, Policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin. Ymeri tashmë është pas hekurave për dy vrasje mjaft të bujshme, atë të biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altini Meleqit: 04/01/2022 19:11

    Tani ligjin ne Vlor me sa kuptoj un e ben Nar Musta me Hasan Camin.Ata jan makin varrimi te dy

    Përgjigju
  • Tragjasi: 03/01/2022 21:02

    Mir ky mavria e kaloi jeten burgjeve po armando arixhiu ka 24 or qe qan ca e ka faresfis kete

    Përgjigju
    • Edison: 04/01/2022 00:09

      Po Armando arixhiu eshte nje ushtar nje moterq*r Qe ri mbarapa ati tor qerozit Qe aty do vdesi ne burg se e genjeu mendja do mbante vloren kur vloren nuk e mbajti didi. Kshu Qe ne p*th te motres te vej tori me gjith armando arixhiun

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?