Thoma Gëllçi

Del nga qelia e paraburgimit ish-drejtori RTSH-së Thoma Gëllçi

30 Gusht 2022, 10:35| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 15:11

  • Share

TIRANË- Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka liruar nga qelia e paraburgimit ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi. GJKKO pranoi kërkesën e avokatit për lirim për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit.

Ai u dënua me 1 vit e 4 muaj për shpërdorim detyre, ndërsa çështja vijon në Apel ku Gëllçi kërkon pafajësi. Avokati i tij, Dorian Metalia në një sqarim publik thotë se Thoma Gëllçi, ende vazhdon që të prezumohet i pafajshëm dhe është i bindur ky do të jetë edhe rezultati final i gjyqit ndaj tij.

Sipas avokatit, ajo që përfundoi sot ishte koha e paraburgimit dhe do të vijojë gjyqin në gjendje të lirë. Metalija sqaron se Thoma Gëllçi nuk është akuzuar asnjëherë për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

‘Gjykata e Posaçme e Shkalles së pare nuk ka zbardhur ende as vendimin e saj, megjithëse kanë kaluar pothuajse tre muaj. Askush nuk di se çfarë gjykata do shkruaje aty, por një gjë është e sigurtë, që gjykata nuk pati kohe fizike për të lexuar dosjen. Ne që e lexuam dosjen do e vazhdojmë gjyqin në shkallët e tjera dhe jemi ende larg një vendimi final.’- sqaroi me tej avokati i tij.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së për 'RTSH Agro', çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre.

Bëhej fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.  Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor 2021, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • QAMETI: 30/08/2022 13:02

    te na rruaç o aSPAK...

    Përgjigju
  • Elvis: 30/08/2022 11:27

    Per aq leke kush nuk e ben ate burg me qef

    Përgjigju
  • Kushte extreme: 30/08/2022 11:19

    Barazim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?