Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar lirimi nga detyra i Drejtorit të Cirkut Kombëtar, Laid Ymeri.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
1. Z. Laid Ymeri, drejtor i Cirkut Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Laid Ymeri e mbante këtë post që prej muajit prill të vitit 2023 ndërkohë ende nuk ka një emër se kush do ta zëvendësojë.