Ilir Ajdini dhe Sulejman Kullolli

Politikë

Lirohet nga detyra drejtori i komanduar Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë Ilir Hajdini, zëvendësohet nga Sulejman Kullolli 

7 Mars, 16:12| Përditesimi: 10 Mars, 13:27

  • Share

TIRANË-Pak muaj pasi u komandua drejtor në krye të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Ilir Ajdini është larguar nga kjo detyrë dhe në krye të këtij institucioni do të vendoset Sulejman Kullolli, që deri tani ka mbajtur postin e drejtorit të veterinarisë rajonale në Tiranë.

Më herët Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë se ka emëruar në krye të Autoritetit Veterinar një drejtor pa diplomë në veterinari, duke shkelur ligjin dhe vendosur në rrezik shëndetin publik.

Në ankesën zyrtare të Resulit citohet se “Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.683, datë 2.9.2020 “Për krijimin dhe organizimin e funksionit veterinar”, specifikohet se drejtuesi duhet të jetë i diplomuar për “Mjekësi veterinare”. 

Urdhri Veterinar ka propozuar një listë emrash profesionistësh për këtë post, e cila i është dorëzuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.  

Dr. Kullolli është një veteriner me një karrierë të gjatë dhe përvojë të gjerë në sektorin veterinar.
 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?