Ervin Hodaj dhe Edmond Sulaj

Ngjarjet e fundit kriminale, ndryshime në kupolën e policisë së Shkodrës, ikën drejtori Ervin Hodaj, e zëvendëson Edmond Sulaj

11 Tetor 2023, 21:09| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 23:56

  • Share

Ervin Hodaj është larguar nga drejtimi i policisë së Shkodrës. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton Hodaj i emëruar në këtë detyrë si i rikthyer në rolin si drejtues në dhjetor 2022, do të zëvendësohet nga një tjetër emër brenda radhëve të bluve.

Qarku problematik kësaj here Muhamet  Rrumbullaku ia ka besuar Edmond Sulajt, i cili deri më sot ka qenë drejtues i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtori të Përgjithshme.

Në fakt, me këto ndryshime Rrumbullaku ka bërë një rrokadë pasi Hodaj merr emërimin në detyrën që lë bosh Edmond Sulaj në Policinë e Shtetit.

Kanë qenë ngjarjet e fundit kriminale të regjistruara në Shkodër, që kanë provokuar ndryshime në kupolën drejtuese të këtij qarku në polici. Qarku i Shkodrës, i mbajtur si tejet problematik për shkak të pozicionimit të disa prej bandave kriminale më të dhunshme në vend, do të jetë tashmë nën kujdesin e drejtues Sulajt, i cili më herët ka mbajtur detyra të shumta në polici, e fundit në qarqe ajo në Kukës, deri në dhjetor 2022.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani: 12/10/2023 13:29

    Punen e mir te drejtorit si dhe strukturave te policise ne Shkoder e dallon nga kaosi dhe mosveprimi i policise per zbatimin e ligjit ne rruget e qytetit.Polic qe qendrojn ne hije te pemes,qe flasin nga dritarja e makinave luksose dhe u bejn temena rrugecerve,qe bejn muhabet miqsor me cunat pa kaska,qe nuk ndalojn as te vejn nje gjob atyre qe bllokojn rruget me makina por mbyllin syt dhe u kalojn perkrah.Mos te flasim pastaj per mungesen e sigurise nga krimi ordiner dhe i organizuar.10 metra nga qendra,mes pedonales,nuk kalon dot nga makinat e rrugecerve te parkuara para hotel koloseo dhe policia as qe u afrohet.Verifikojini ne terren ju gazetaret nese nuk jan te verteta cfar po ju shkruaj.Mjafton nje reportazh ne rruget e Shkodres duke filluar nga pedonalja dhe mos flasim ne periferi,qe te shikoni degradimin e policise se shtetit

    Përgjigju
  • Iris: 12/10/2023 02:10

    Z./Ish-ushtarak/,jam pjeserisht dakord me ju.Qarkullim i shpeshte eshte pak i tepruar,por nga ana tjeter,po i lane shume kohe,ambjentohen me teper sec duhet dhe ose vegjetojne pa bere asgje,ose behen /shofere/ e /veshi e syri/ i krimineleve si rastet me te fundit si ai kom.i Kukesit,apo ai Bici,a si quhej,qe te dy na ishin bere /vellame/me kriminelet.

    Përgjigju
  • Ngelsi: 11/10/2023 22:07

    Ky Hodaj ashtu si shkoi,iku...pa bere asgja...

    Përgjigju
    • Edvin Ndreu: 11/10/2023 22:28

      Bani ca pareee

  • ISH USHTARAK: 11/10/2023 21:42

    Lërini kuadrot në fuksione,shkarkojini kur e meritojnë,dënojini por jo çdo 15 ditë qarkullime.Kjo nuk i shërben punës por kujt? Mendoj se duhet të dëgjoni kuadrot e vjetër të shërbimit të policis dhe të sigurimit pa komplekse eksperienca e tyre është e vyer.Tashmë dhe drejtuesit aktual po bëhen për pension,uroj të largohen nga rradhët vetëm me pensionin dhe jo me pasuri si dhe të larguarit emëparshëm si polo-bizesmenë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?