Lirohet nga detyra pas 5 viteve drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare

10 Korrik 2019, 15:56| Përditesimi: 10 Korrik 2019, 17:35

  • Share

TIRANE-Këshilli i Ministrave me propozim të ministres së Kulturës ka shkarkuar nga detyra në mbledhjen e sotme drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.

Nuk dihen arsyet e vendimit, ndërsa pas 5 viteve Asllani do t'i lirojë vendin një drejtuesi të ri. Persida Asllani qëndroi në detyrë për 5 vite. Ajo u emërua në gusht të vitit 2014 në vendin e Aurel Plasarit.

Në mbledhjen e sotme u shkarkua edhe drejtori i Tatimeve. 

Vendimi i qeverisë për lirimin nga detyra
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?