Astrit Aliaj

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj

21 Tetor 2020, 20:37| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 20:40

  • Share

Prefekti i qarkut të Gjirokastrës lirohet nga detyra ditën e sotme. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur në mesditë në Këshillin e Ministrave ndërkohë që nuk jepen më shumë informacion.

Odise Kote është emëruar në vendin e tij. Ky i fundit më parë ka drejtuar Agjencinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër.

Pak më herët u vendos dhe lirimi nga detyra i zv. Ministres së Financave, Belinda Ikonomi.

Vendimi i plotë në Fletoren Zyrtare

Lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Gjirokastrës.

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Astrit Aliaj, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Odise Kote emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?