Suzana Jahollari dhe Toni Gogu

Lirohet nga detyra prefektja e Tiranës, zëvendësohet nga Toni Gogu

11 Nëntor 2020, 19:44| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 19:46

  • Share

Lirohet nga detyra prefektja e Qarkut të Tiranës Suzana Jahollari. Në vend të saj sipas vendimit të këshillit të ministrave është emëruar Toni Gogu.

Gogu aktualisht është kryetar i Këshillit Bashkiak në Tiranë, ndërkohë që më herët ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Ndërsa prefektja Jahollari ishte emëruar në vitin 2019, dhe është e para femër kolonele në Shqipëri, si dhe lektore në Akademinë e Mbrojtjes.

Jahollari, ka kryer disa kualifikime në Holandë dhe SHBA, si dhe është aktivizuar në forumet e NATO-s në lidhje me barazinë gjinore dhe të tjera.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhira: 11/11/2020 20:32

    O Zot ! Ne pikpamje profesionale ushtarake Jahollari duhet te kishte vetem grade kapteri, qe do te thote se oficere eshte bere aksidentalisht, pa le pastaj qe ate graden e kolonelit e para e ka marre jashte cdo ligji, dhe e dyta e ka marre duke vene ne pune dhe ne sherbim aktiv sporti veglen....pavarsishte se binte nje ere qe te vinte per te vjelle qe te pakten njeqind metra larg... Ehh...ka bere shkolla ne Amerike dhe Hollande...ah...ka bere ca xhiro 3-4-5 dite neper gjoja seminare me parate e shtetit, por vetem rrinte si qyqe se kuptohet qe "kuptonte" shume. Oho...ka marre pjese ne forumet e NATOs ! O bo, bo, bo !!! Po mos shkruani brockulla, o aman! Lektore???!!! Shqiperi te kam dh....se su bere serioze njehere ! Po gjynah te na shkoje kot kjo plake e peshtire ! Pse e ka hequr edhe ky Edi kur eshte ne kulmin e aftesive te saj mbi 60 e kusur vjecare! Shyqyr qe e paska hequr, se la nam athere kur e emeroj ! Na hoqi mend e kokes !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?